Blefarospazma
(Term neurologjik – Mjekësia)
Shfaqet me kontrakcione bilaterale tonike të m.orbicularis oculi shpesh me mbyllje shumë të zgjatur jovullnetare të syve, gjatë së cilave pacienti nuk mund ti hapë sytë. Kryesisht prek femrat më të vjetra. Kur shfaqet së bashku me distoninë oromandibulare flitet për sindromën Meige. Distonitë e gjeneralizuara trajtohen me Baclofen, Carbamazepinë, Trihexyphenidyl, por efektet zakonisht janë të pakënaqshme. Distonia fokale trajtohet ne mënyrë të suksesshme me toxinë botulinike.
Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia
[cite]