Epilepsia mioklonike juvenile

Epilepsia mioklonike juvenile
(Term neurologjik – Mjekësia)

Kjo është forma më e shpeshtë e epilepsive idiopatike të gjeneralizuara në fëmijët e rritur dhe adultët e rinjë, zakonisht me fillim diku rreth moshës 15 vjeçare. Pacienti ka sulme të gjeneralizuara gjatë zgjuarjes ose për shkak të spazmave mioklonike në mëngjes ,të cilat përfshijnë gjithë trupin. Pacienti ka spazma mioklonike të kohëpaskohshme të duarve ose trungut të sipërm, të cilat bëhen më të theksuara gjatë lodhjes, stadeve të hershme të gjumit ose pas konsumimit të alkoolit. EEG tregon karakteristika të shpërthimeve me aktivitet jo të rregullt me shumë amplituda 4-6 Hz. Ky çrregullim nuk dëmton intelegjencën.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]