Hematoma subdurale

Hematoma subdurale
(Term neurologjik – Mjekësia)

Hematoma supdurale mund të jetë akute, subakute ose kronike. Gjaku mbledhet në mes të dura mater dhe arahinoidës dhe vjen si pasojë e shqyerjës të një vene. Hematoma akute subdurale është në shumicën e rasteve komponentë e lëndimeve të rënda traumatike të trurit bashkë me hemorragji ekstenzive intraparenkimale kontuzionale. Ekzaminimi objektiv nuk na mundëson të dallojmë qartë në mes hematomës epidurale dhe asaj subdurale, pasi që edhe hematoma subdurale karakterizohet me humbje të shpejtë progresive të vetëdijës, dilatim ipsilateral pupillar dhe hemiparezë kontralaterale. Diagnoza bëhet me CT ku hematoma subdurale shihet si fushë hiperdense ose izodense pa kufi të qartë nga indi i shëndosh. Edhe këtu duhet trajtim i shpejtë kirurgjik.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]