Hemiplegjia
(Term neurologjik – Mjekësia)

Është forma më e shpeshtë e paralizave. Me pak përjashtime, kjo paralizë vjen si pasojë e përfshirjës së rrugëve kortikospinale. Vendi apo niveli i lezionit përcaktonë deficitin neurologjik. Sëmundjet e lokalizuara në korteksin cerebral, substancën e bardhë cerebelare (corona radiata) dhe në capsula interna zakonisht manifestohen me dobësi ose paralizë të këmbës, dorës dhe pjësës së poshtme të fytyrës në anën e kundërt. Shfaqja e sulmeve ose prezenca e afazisë, astereognosis, anosognozia ose ndonjë defekt homonim i fushës vizive tregon për një lokalizim kontralateral kortikal ose subkortikal. Dëmtimi në rrugët kortikospinale dhe kortikobulbare në pjesën e sipërme të trungut truror gjithashtu shkakton paralizë të fytyrës, dorës dhe këmbës në anën e kundërt. Më poshtë në medullë, një infarkt unilateral në piramidë shkakton paralizë flakcide e cila pastaj shëndrohet në spasticitet të dorës dhe këmbës se kundërt, pa përfshirje të fytyrës. Sa i përketë shkaktarëve të hemiplegjive, sëmundjet vaskulare iskemike dhe hemorragjike të cerebrumit dhe trungut truror ja kalojnë të gjitha etiologjive tjera për nga frekuenca. Traumat (kontuzioni i trurit, hemorragjitë subdurale dhe epidurale) janë në vend të dytë. Shkaktarë tjerë të rëndësishem, por me paraqitje jo shumë akute janë tumoret e trurit, abcesi, sëmundjet demielinizuese dhe komplikimet vaskulare të meningjiteve dhe encefaliteve.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]