Hemorragjia intracerebrale
(Term neurologjik – Mjekësia)
Shumica e rasteve me hemorragji intracerebrale janë si pasojë e rupturës së lezioneve vaskulare me origjinë hipertensive („rhexis hemorrhages“), aneurizmat ose malformacionet arteriovenoze. Hemorragjia intracerebrale mund të jetë edhe komplikim i antikoagulimit terapeutik. Hemorragjitë më të vogla sidomos ato që janë afër sipërfaqës kortikale janë shpesh pasojë e angiopatisë amyloide. Gjithashtu mund të ketë gjakderdhje te infarkti, tumoret primare të trurit, metastazat dhe kavernomat. Pasqyrja klinike kryesisht varët nga lokalizimi dhe përhapja e hemorragjisë dhe deri diku edhe nga etiologjia. Hipertensioni kronik arterial dhe mosha e avancuar (60-70) e bëjnë më të mundshëm një rhexis hemorragjik. Këto hemorragji shkaktohen nga hipertensioni dhe zakonisht janë shumë të mëdha. Lokacionet më të shpeshta janë pallidum, putameni dhe kapsulla interna me manifestime klinike korresponduese si hemiparezë ose hemiplegji kontralaterale, paralizë horizontale të shtangur të shkikimit (horizontal gaze palsy) dhe fillimisht në shumë raste paraqitet déviation conjugée (devijim i kokës) në anën e lezionit. Lokalizime më të rralla janë substanca e bardhë subkortikale, trungu truror, talamus dhe cerebellumi. Hemorragji shumë të mëdha sidomos me lokalizim në fossa crani posterior mund të rrisin shpejtë shtypjën intrakraniale duke shkaktuar kompresion të trungut truror dhe çrregullim të vetëdijës dhe komë. Përkeqësim akut i pak a shumë simptomeve të rënda preekzistuese nganjëherë edhe të shoqëruara më çrregullim të vetëdijës sygjerojnë për hemorragji në një infark ose tumor. Sulmet fokale ose të gjeneralizuara epileptike janë paraprirës të një gjendje akute tregojnë për një tumor, malformacion vaskular ose lezion tjetër struktural që mund të jetë shkak i hemorragjisë. Diagnoza bëhet me anamnezë dhe CT ose RM, por nganjëherë këto nuk tregojnë për malformacione vaskulare në fazën akute, në atë rast nevojitet angiografia. Terapia bëhet në mënyrë neurokirurgjike me largim të hematomës. 1/3 e pacientëve vdesin.
Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia