Infarktet supratentoriale – mediainfarktet

Infarktet supratentoriale – mediainfarktet
(Term neurologjik – Mjekësia)

Iskemitë cerebrale në 65% prekin fushën që furnizon a.cerebri media dhe shfaqen te embolitë nga stenozat karotide ose nga zemra si emboli kardiogjene. Shfaqet me një hemiparezë kontralaterale sensomotorike të theksuar brahofacialisht. Në qoftë se përfshihet hemisfera dominante shfaqen edhe çrregullime si afazia dhe apraxia. Një hemianopsi ose quadrantanopsi homonime e poshtme shoqëruese shpesh është reverzibile.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]