Iskemitë tranzitore
(Term neurologjik – Mjekësia)
Iskemitë tranzitore cerebrale kërkojnë diagnostifikim komplet neurologjik dhe angiografi. Në diagnozë diferenciale duhet menduar në sulme parciale epileptike (sulmet Jackson) dhe në migrenën me aurë (hemikrani përcjellëse dhe pasuese). Qarkullimi i përparëm: Iskemitë tranzitore në regjionin e përparëm karotid zakonisht shfaqen nga embolitë arterio-arteriale dhe përfshirja shpesh e të njejtit territor kryesisht të a.cerbri media me çrregullime tranzitore kontralaterale të sensibilitetit ose pareza brahifaciale si dhe afazi tek përfshirja e sferës dominante. Qarkullimi i pasëm: Iskemitë tranzitore në pjesën vertebrobazilare shfaqen gjithashtu nga embolitë arterio-arteriale por janë polisimptomatike pasi që embolitë përmes a.vertebralis dhe a.basilaris përhapen në arterie të ndryshme. Simptome të rëndësishme janë simptome të nervave kraniale si vertigo, diplopi, disartri, çrregullime centrale të sensibilitetit të trigeminusit (perioral), hemianopsi tranzitore dhe çrregullime sensitive dhe motorike të cilat mund të prekin dy duartë ose dy këmbët.
Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia