Kërpudhat e livadheve Ndodh që, nëpër livadhe ose edhe nëpër vende të lëna djerr. të rriten shumë kërpudha të vogla që vendosen njëra pranë tjetrës në formë rrethi. Këto rrathë, që shkaktohen nga një grumbull kërpudhash, në disa raste arrijnë një diametër deri në 600 metra. Por ka edhe kërpudha që nuk zhvillohen në formë rrethi,por pranë njëra-tjetrës, duke mbuluar sipërfaqe toke mjaft të mëdha.  Te disa lloj kërpudhash rrathët që formohen kanë një karakteristikë të veçantë: ato rriten 20-30 cm në vit. Në këtë mënyrë, duke matur diametrin e rrathëve që krijojnë, mund të përcaktohet edhe mosha e kërpudhave. Në disa vende janë gjetur rrathë të tillë në të cilët, në bazë të llogaritjeve, mosha e kërpudhave ka rezultuar 400-650 vjeçare.

 

Në botën e bimëve

[cite]