Kërpudhat që hahen       Të shumta janë edhe kërpudhat që hahen. Ndër to, më e përmendura është kërpudha barbuqe, e cila rritet nëpër livadhe. Kërpudhat janë bimë ushqyese dhe të shijshme, ato përmbajnë lëndë të pasura ushqimore dhe organoleptike, që ngacmojnë shijen tonë. Analizat që janë kryer tregojnë se 72-80 për qind e proteinave që përmbajnë kërpudhat, treten lehtë dhe përvetësohen plotësisht nga organizmi i njeriut. Kërpudhat kanë vlerë të lartë kalorike. Kështu, vlera kalorike e kërpudhave të freskëta është sa 1/3 e vlerës kalorike të mishit të viçit pa dhjamë, ndërsa ajo e kërpudhave të thata është e barabartë me vlerën kalorike të të verdhës së vezës dhe të mishit të pjekur.           Kërpudhat përmbajnë edhe shumë vitamina me vlerë, si p.sh. B2, PP, B5, përmbajnë kolinë, që përfshihet në grupin e vitaminave B etj., përmbajnë pak vitaminë C dhe A. Kërpudhat janë shumë të shijshme, sepse përmbajnë lëndë aromatike, si dhe mjaft acide yndyrore, si p.sh. acid malik, fumarik, sukcinik, që luajnë një rol me rëndësi në proceset e ndryshme fiziologjike. Sot, me zhvillimin e njohurive biologjike, fiziologjike e gjenetike, kërpudhat që hahen kanë filluar të kultivohen dhe kultivimi i tyre po vendoset mbi baza shkencore.

 

Në botën e bimëve

[cite]