Kontuzioni spinal
(Term neurologjik – Mjekësia)
Kontuzioni spinal shfaqet zakonisht tek ngjarjet traumatike që kanë shkaktuar dëmtim ekstensiv struktural dhe kompresiv të medullës spinale, shpesh me hemorragji. Shfaqet sindroma e transekcionit parcial ose komplet medullës spinale, duke përfshirë disfunksion të vezikës dhe fillimisht paraparezë/paraplegji flakcide ose quadriparezë/quadriplegji flakcide. Sindroma e transekcionit zakonisht përmirësohet vetëm pjesërisht ose fare. Nëse kontuzioni është shumë ekstensiv, edema e asociuar dhe/ose hemorragjia mund të shpiejnë edhe në kompresion sekondar të segmenteve të afektuar. Në qoftë se kompresioni nuk është aq i rëndë që të ndal qarkullimin e gjakut dhe të shkaktojë infarktim, indi neuronal mund të jetë në gjendje ta kthejë funksionin.
Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia