Infarktimi I Medullës Spinale

Infarktimi I Medullës Spinale
(Term neurologjik – Mjekësia)

Infarktimi i një sekcioni komplet të medullës spinale në një nivel të caktuar mund të vijë si pasojë e okluzionit të një arterie lokale spinale, të një a. radikulare ose nga patologjitë vaskulare ekstraspinale si aneurizma e aortës. Infarktimi i medullës ka tendenca të mos shfaqet vetëm në një segment, por të përfshijë segmente multiple. Prezentimi klinik është zakonisht një sindromë akute e transekcionit komplet ose parcial. Nekroza që afekton motoneuronet e brinjëve të përparëm shkakton parezë flakcide dhe arefleksi në nivelin e lezionit, ndërsa parezë spastike nën atë nivel, si pasojë e përfshirjës së traktit corticospinal. Për një kohë prej disa javëve muskujtë flakcid bëhen atrofik.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]