Konvulzionet febrile

Konvulzionet febrile
(Term neurologjik – Mjekësia)

Truri i ri dhe imatur i fëmijëve është më pak stabil sa i përket elektricitetit se sa truri i të rriturve, kështu që vijmë në konkludim se EEG e fëmijës bëhet më labile me ngritjen e temperaturës. Konvulzionet febrile ndahen në tipike dhe atipike. Konvulzionet tipike karakterizohen me: moshë të fëmiut prej 1 deri 4 vjet, sulmet zgjasin më pak se 20 minuta, fëmija ka më së shumti 2 sulme, sulmet janë të llojit Grand-Mal, EEG-ja ështe normale, ndërsa që statusi neurologjik si para ashtu edhe pas sulmit është normal. Sulmet atipike shfaqen para moshës 1 vjeçare ose pas moshës 4 vjeçare, sulmet zgjasin më shumë se 20 minuta, fömija ka minimumi 3 sulme, sulmet janë të llojit parcial, EEG-ja është abnormale, statusi neurologjik para dhe pas sulmit është abnormal dhe zakonisht pason me paralizë të Todd-it.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]