Çrregullimet e mprehtësisë vizive
(Term neurologjik – Mjekësia)
Humbja e papritur unilaterale e shikimit nëse shkaktar nuk është vet syri, shkaktohet nga lezionet në nervin optik. Fillimi i papritur tregon se kemi të bëjmë me iskemi , defektet e tilla mund të jenë permanente si te okluzioni i a.retinale centrale si pasojë e arteritit temporal ose embolisë nga ndonjë pllakë ateromatoze në a.karotide ose mund të jenë të përkohshme në atë rast quhet amaurosis fugax (vërbimi tranzitor monookulare). Papilledema gjithashtu mund të jetë e shoqëruar me humbje të të pamurit. Duhet të merren parasysh shkaktarët okular si ablatio retinae, hemorragjitë preretinale etc. Humbja e papritur bilaterale e shikimit mund të jetë pasojë e iskemisë bilaterale retinaëe ose pasojë e disa llojeve të intoksikacioneve si me metanol. Iskemia e dy lobeve okscipitale që mund të shkaktojë humbjën e ngjyrave si manifestim prodromal mund të vijnë si pasojë e embolisë në aa.cerebrale posteriore. Pacientët shpesh nuk pranojnë se nuk mund të shohin (anosognozia).
Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia