Korea
(Term neurologjik – Mjekësia)

Korea karakterizohet me hiperkinezi të pavullnetshme, irregulare me fillim të shpejtë në formë blici të ekstremiteteve, fytyrës, qafës dhe trungut të cilat përcjellen edhe me hipotoni muskulare. Lëvizjet përkeqësohen gjatë stresit, ndërsa ndërpriten në gjum. Shkaqet përveç të Chorea Huntington janë çrregullime metabolike (Hipertireoza, Morbus Wilson), shkaktarë infektioz, lupusi erythematoz sistemik dhe efektet anësore të barnave (neuroleptikët, antiemetikët, L-Dopa, agonistët e dopaminës, antidepresivët, kontraceptivët oral, antiepileptikët, antagonistet e kalciumit)

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]