Mieloza Funicularis
(Term neurologjik – Mjekësia)
Bëhet fjalë për një deficiencë të vitaminës B12 të palcës kockore e cila shpien deri te demielinizimi dhe dëmtimi aksonal. Përveç sëmundjës funikulare spinale mund të shfaqen edhe anemia megalocitare pernicioze, psikoza organike dhe Hunter-Glossitis. Kryesisht vjen si pasojë e sëmundjeve të lukthit (gastriti, intervenimet kirurgjike të lukthit), duodenumit (sëmundjet kronike) dhe kequshqyeshmëria (alkoholizmi) apo edhe një kërkesë e rritur për vitaminë B12 si gjatë shtatëzënisë, te hipertireoza ose gjatë terapive të ndryshme (citostatikë, phenytoin etc.) Zakonisht zhvillohet brenda disa jave një sindromë me dëmtim të kolumnave posteriore, rrënjëve të pasme dhe rrugëve piramidale me ataxi sensitive, parestezi dhe dëmtim të sensibilitetit sipërfaqësor. Gjatë zhvillimit vjen deri te parapareza e këmbëve me reflekse të dobësuara proprioceptive. 1mg Vitaminë B12 parenteral për 2 javë, pastaj 1 deri 2 herë në javë.
Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia