Morbus Meniere
(Term neurologjik – Mjekësia)
Si pasojë e një çrregullimi të resorpcionit të shkaktuar nga një reaksion imun ose pengese në qarkullim vjen deri te formimi i një hydropsi në labirintin endolimfatik. Rupturat periodike të memranës ndarëse në mes hapësirës së endolimfës dhe perilimfës shkaktojnë „ataqet Menière“ që zgjasin disa minuta deri në disa orë. Incidenca është 46 në 100.000 banor, mosha që afektohet më së shpeshti është në mes 40 dhe 60 vjeçare. Ataqet recidivuese të vertigos rotatore të Morbus Menière përcjellen me një nystagmus spontan horizontal me përcaktim të drejtimit, një hypoacusis dhe tinitus. Shpesh kanë ndjenjë të shtypjës në njërin vesh, zbehje, djersitje dhe vjellje. Ataqet shpesh fillojnë pa ndonjë stimulues apo kohë të caktuar dhe zgjasin zakonisht me orë. Pas fillimit unilateral brenda 20 vitesh tek 60% kalon në sëmundje bilaterale. Remisionet spontane të ataqeve shfaqen te 80% brenda 10 vitesh, sigurisht me anë të një qarje të membranës mes endolimfës dhe perilimfës me fistulë permanente dhe rrjedhje kontinuale të endolimfës së tepërt. Gjatë atakut mund të zvogëlohen vertigo dhe nauzea me antiveriginozë si Dimenhydrinat dhe antiemetikë. Terapia bëhet me Betahistin dhe diuretikë si Hydrochlorthiazid.
Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia