Motoneuroni periferik
(Term neurologjik – Mjekësia)
Motoneuroni i dytë del nga nukleuset motorike të nervave kranial ose nga qelizat e brinjëve të përparëm. Përbëhet nga trupi qelizor (qeliza ganglionare) dhe nga një axon që udhëton nga rrënja e nervave spinal, plexuse dhe nerva periferike deri te muskuli skeletor. Çdo qelize ganglionare së bashku me axon dhe fije muskulare që i inervon formojnë një njësi të vetme motorike. Lezionet e motoneuronit të dytë shfaqen me:
● Pareza flakcide – ulje e tonusit muskular,
● Zvogëlim ose humbje e reflekseve intrinistike (proprioceptive, të thella),
● Atrofi muskulare që bëhet evidente 3 javë pas lëndimit dhe progredon tutje.
Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia