Motoneuroni qëndror

Motoneuroni qëndror
(Term neurologjik – Mjekësia)

Motoneuroni qëndror paraqet neuronet që gjenden në gyrus precentralis. Axonet kalojnë përmes tractus corticobulbaris dhe corticospinalis përmes capula interna dhe pedunculus cerebralis dhe përfundojnë ose në nucleuset e nervave kranial ne pons dhe medullë (rruga kortikobulbare) ose në qelizat e brinjëve të përparëm të medullës spinale (rruga korikospinale ose piramidale). Lezionet e mononeuronit të parë në gyrus precentralis ose në pjesët tjera shkaktojnë:
● Pareza spastike – rritje e tonusit muskular, çrregullim i kontrollës fine motorike,
● Hiperrefleksi e reflekseve muskulore të thella (proprioceptive), përhapja e zonës refleksive, reflekse patologjike (Babinski, Oppenheim, Gordon) dhe ulja ose shuarja e reflekseve sipërfaqëore (eksteroceptive),
● Nuk ka atrofi muskulore (edhe pse më vonë mundë të shfaqet atrofi e mospërdorimit),
● Asimetri e reflekseve nëse lezioni është unilateral.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]