Nervi abducens VI

Nervi abducens VI
(Term neurologjik – Mjekësia)

Nervi i gjashtë kranial është, prej nervave të muskujve të syrit, më së shpeshti i afektuar në mënyrë të izoluar. Paraliza e m. rectus lateralis shpien te një strabizëm konvergjent të anës së afektuar, më diplopi tek shikimi në drejtim të muskulit të paralizuar, kështu koka kthehet në drejtim të n abducens paretik për ti menjanuar shikimet e dyfishta. Shkaqet e parezës së abducensit munden me qenë:
● Mikroangiopatia arteriosklerotike,
● Proceset inflamatore me virus, borreliozë, tuberkulozë, sklerozë multiple,
● Aneurizma e a.carotis interna ose a.basilaris,
● Hipotensioni i likuorit pas punktimit lumbal, mielografisë apo anestezionit spinal,
● Hipertensioni intrakranial si te tromboza e sinusëve, tumorët, pseudotumor cerebri,
● Kongjenital: në kombinim me retrakcion të palpebrave te sindroma Duane, e kombinuar me parezë faciale te sindroma Möbius

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]