Nervi glosofaringeal IX

Nervi glosofaringeal IX
(Term neurologjik – Mjekësia)

Nervi i nëntë kranial ka fije senzitive për palatum mollae dhe 1/3 e pasme të gjuhës pra për shije të idhët. Fijet senzitive inervojnë edhe veshin e mesëm dhe tubën auditive, ato motorike dhe vegjetative e inervojnë faringun. Tek lezionet e këtij nervi vjen deri te pengesat në përtypje – disfagi dhe te dëmtimi i shijës së idhët. Lezionet e izoluara të nervit glosofaringeal mund të vijnë si pasojë e ndonjë neurinome, te intervenimet kirurgjike të ORL-së, proceset inflamatore (difteri, botulizëm) dhe te procesi styloideus i zgjatur. Refleksi faringeal është i dobësuar ose i shuar.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]