Nervi vagus X
(Term neurologjik – Mjekësia)
Lezioni i nervit të dhjetë kranial shpien si pareza e nervit glosofaringeal në parezë të qiellzës së butë me fenomen të perdës ngaqë tërhiqet qiellza e butë me murin e pasëm faringeal ka ana e shëndoshë me refleks të shuar faringeal. Vjen gjithashtu deri te një dëmtim i sensibilitetit në regjionin e fytit, tek të folurit përmes hundës dhe shterrje të zërit si pasojë e lezionit të n. recurrens. Nervi vagus rrallë dëmtohet në mënyrë të izoluar. Procese intramedullare si anomalitë, poliomieliti, infarkti i trungut truror ose tumoret si dhe proceset në fossa crani posterior si impresionet bazilare dhe tumoret apo edhe intervenimet në regjionin e fytit sidomos ato në tiroidë mund të jenë përgjegjëse. Paraliza e nervit të nëntë dhe të dhjetë mund të shkaktohet nga infarki i nukleuseve korresponduese të trungut truror si pasojë e mbylljës embolike të a.cerebelli posterior inferior ose a.vertebralis si në rastin e sindromës Wallenberg.
Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia