Nervi vestibulokoklear VIII
(Term neurologjik – Mjekësia)
Nervi i tetë kranial bartë informacione auditore dhe vestibulare në sistemin nervor qendror. Impulset auditore dalin nga organi i Cortit në kokle dhe përmes n.cochlear në nukleuset kokleare në trungun truror dhe pastaj përmes rrugës auditore në korteksin auditor në lobin temporal. Impulset vestibulare dalin nga ampullat kalojnë në macula statica të sakulusit dhe utrikulusit, organit të ekuilibrit, pastaj shkojnë përmes n.vestibular në nukleuset vestibulare prej nga shkojnë në shumë fusha të trurit duke përfshirë edhe cerebellumin.
Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia
[cite]