Nervri okulomotorius III

Nervri okulomotorius III
(Term neurologjik – Mjekësia)

Tek paraliza komplete e okulomotoriusit pacienti nuk ka pamje të dyfshita (diplopi) pasiqë dështon m.levator palpebrae dhe shfaqet ptoza e plotë. Nëse tërhiqet palpebra me dorë, atëherë vërejmë një bulbus të kthyer nga jashtë (pasi që m.rectus lateralis i inervuar nga n.abducens është intakt) dhe poshtë (m.obliquus superior i inervuar nga n.trochlearis). Nëse përfshihet edhe pjesa parasimpatike, kemi midriaze që nuk reagon në dritë (pareza e brendshme). Pareza e izoluar e m.rectalis medialis duhet të diferencohet nga oftalmoplegjia intranukleare, ku tek lëvizjet e vullnetshme shfaqët deficiti i adukcionit, te syri abduktore shfaqet nistagmusi monookular i disociuar. Fakti që tek testi i konvergjencës adukcioni është intakt dëshmon për një lezion të fasciculus longitudinalis medialis që lidhë fushat e bërthamave të n.abducens dhe n.oculumotorius në mes vete. Tek shikimi anash ndodhin njëkohësisht dy lëvizje abdukcioni i syrit përmes m.rectus lateralis i inervuar nga n.abducens dhe adukcioni i syrit përmes m.rectus medialis i inervuar nga m.oculomotorius. Për inervim dërgohen sinjale nga bërthamat e abducensit përmes fascikulus longitudinalis medialis në bërthamat e okulomotoriusit. Tek ndërprerja e fascikulusit nuk lëvizë m.rectus medialis dhe shkaktohet deficiti aduktor dhe kështu oftalmoplegjia intranukleuare.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]