Palma e hurmës Palma e hurmës rritet kryesisht në Afrikë. por edhe në Siri e në. Persi. Kjo pemë është shfrytëzuar nga njeriu që në lashtësi. Në pikturat e vjetra egjiptiane, të bëra 3000 vjet para Krishtit, janë gjetur edhe bimë palme. Emri i kësaj bime përmendet edhe në disa shkrime të egjiptianëve të lashtë si një bimë me veti mjekuese. Nga Afrika kjo bimë me sa dihet, u përhap më parë në Siri e në Persi, e më pas në Evropë. në Greqi, në Itali e në Spanjë, e më vonë në Amerikë Të gjitha pjesët e bimës së palmës së hurmës shfrytëzohen nga njeriu. Kokrrat e saj përbëjnë një ushqim me vlerë për banorët e vendeve ku rritet kjo bimë. Një palmë e rritur mund të japë deri në tetë vile me hurma, që peshojnë rreth 30-35 kg. Në disa vende, madje, hurmat e thata i shtypin dhe i bëjnë mjaltë, pastaj mjaltin e përziejnë me ujë dhe miell elbi dhe prodhojnë atë që quhet «bukë e shkretëtirës», që udhëtarët e marrin me vete në shtegtimet e tyre të gjata nëpër shkretëtirë. Me hurmat, pra me frytet e kësaj bime. prodhohet edhe një lloj vere, që më vonë mund të shndërrohet në uthull ose edhe në alkool. Një lloj vere vendasit nxjerrin edhe nga kërcejtë e palmës. Ata i presin me thikë kërcejtë dhe prej tyre kullon një lëng i ëmbël, i cili, pasi fermentohet, shndërrohet në një lloj vere që quhet verë e palmës. Vendasit këtë lloj vere e quajnë lagbi. Përdoren edhe gjethet e palmës, me to vendasit thurin rrogoza, mbulesa dhe litarë.