Palma shkurtabiqe          Një nga palmat më të njohura është edhe palma shkurtabiqe. Kjo bimë është shumë e përhapur gjatë gjithë bregut të detit të Mesdheut Perëndimor: në Afrikën e Veriut. në ujdhesat e Sardenjës e të Sicilisë, në Spanjë etj. Palma shkurtabiqe kultivohet sidomos si bimë zbukurimi, ajo vendoset nëpër shëtitore. në parqe e në lulishte; ndonjëherë mund të vendoset edhe në vazo të mëdha.               Nga palma shkurtabiqe shfrytëzohen më tepër gjethet. Me to, vendasit e zonave ku rritet kjo bimë, bëjnë litarë, shporta, kosha, kapele e shumë sende të tjera.

 

Në botën e bimëve

[cite]