Pasqyrimi Cerebral
(Term neurologjik – Mjekësia)
Në CT infarkti bëhet i dukshëm pas ditës së tretë si lezion hipodens. Në fazat e hershme shërben për përjashtim të hemorragjive intracerebrale. Më herët për përcaktim të besueshëm të infarkit është RM e cila pas disa minutave tregon regjione të dëmtuara nga iskemia. Mikroangiopatia shfaqet me hapësira të mëdha 2 mm deri 1.5 cm në ganglionet bazale, capsula interna, ponsit apo trungut truror të cilat quhen lakuna. Shpesh paraqiten multiple si status lacunaris. Lakunat janë pasojë e mbylljës së arterieve të vogla penetruese sidomos te hipertensioni. Makroangiopatia shfaqet me infarkte territoriale të trurit në regjionet ose territorin që furnizohet nga një arterie apo degë e arteries dhe vijnë si pasojë e mbylljës embolike ose trombotike. Infaktet Watershed (borderzone) janë infarkte me origjinë hemodinamike, ku ngushtimi i enëve të vogla të gjakut pamundëson perfuzionin në regjione të caktuara kufitare në mes të territorit të dy ose më shumë arterieve. Pasqyrja Klinike Shpesh infarkit i paraprijnë iskemi tranzitore.
Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia