Patëllxhani Patëllxhani, që ne kultivojmë, e ka prejardhjen nga zonat lindore të Indisë, në të cilat kultivohet shumë edhe sot. Ai u përhap në pellgun e Mesdheut nga egjiptianët. Patëllxhani kultivohet shumë edhe në zonat jugore të kontinentit amerikan. Fruti i patëllxhanit është pjesa e bimës që përdoret. Ai gatuhet në mënyra të ndryshme. Përdoret pjesa mishtake e tij së bashku me farat. Mjekët dietologë na këshillojnë që t’i përdorim shpesh në ushqimin tonë këto bimë perimore, sepse, në sajë të disa lëndëve që përmbajnë, nxitin funksionet fiziologjike të organizmit. Patëllxhani këshillohet të përdoret edhe si ushqim dietik.
[cite]