Pema gjenealogjike e bimëve Mijëra e mijëra bimë që ekzistojnë sot, kanë rrjedhur nga bimë të tjera shumë të thjeshta, nga bimë njëqelizo-re. që kanë jetuar në tokë qindra mi-lionë vite më parë. Paraardhëset e pa-ra e më të largëta të bimëve që ekzi-stojnë sot, janë quajtur protofile, që do të thotë bimët e para. Vendosja në një skemë të përbashkët e të gjithë tipave, klasave, rendeve, gjinive e llojeve të bimëve, duke filluar nga ato më të thjeshtat, nga bi-mët protofite e deri tek ato më të zhvi-lluara, te bimët fanerogame, përbën atë që quhet pema gjenealogjike e bimëve.
[cite]