Pjesa periferike e sistemit somatosensorik

Pjesa periferike e sistemit somatosensorik
(Term neurologjik – Mjekësia)

Pjesa periferike e sistemit somatosensorik përfshinë nervat senzorik aferent dhe receptorët e specializuar për përcepcion të modaliteteve individuale të sensibilitetit somatik. Receptorët senzorik në periferi klasifikohen në 3 tipe kryesore:
● Receptorët eksteroceptivë (Exteroreceptor): transmetojnë stimujtë e jashtëm nga ambienti i jashtëm p.sh. mekanoreceptorët, termoreceptorët,
● Receptorët proprioceptivë (Proprioceptor): informojnë sistemin nervor mbi pozitën e kokës, trupit, nyjeve dhe mbi tensionin në muskujë dhe kërce,
● Nocireceptorët: shërbejnë për dhimbje dhe zëjnë një pozitë në mes exterodhe proprioceptorëve. Receptorët somatosenzor me dendësi më të madhe janë në lëkurë, por gjithashtu në shumicën e indeve tjera, duke përfshirë edhe viscerën (por jo në tru apo medullën spinale). Fijet nervore eferente senzorike kalojnë nëpër nervat periferik, plexuse dhe rrënjët e pasme të nervave spinal. Këto janë axonet e neuroneve të para somatosenzorike, trupat qelizor e të cilave gjenden në ganglionet spinale (ganglionet e rrënjeve dorsale). Të gjitha neuronet tjera senzorike kanë trupat e tyre qelizor brenda sistemit nervor qendror.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]