Sindroma e transeksionit të medullës spinale

Sindroma e transeksionit të medullës spinale
(Term neurologjik – Mjekësia)

Është formë e deficitit neurologjik që rezulton nga ndërprerja komplete e medullës spinale në një nivel të caktuar. Shumica e rasteve që fillojnë në mënyrë akute janë me origjinë traumatike ose iskemike, rrallë si pasojë e inflamacionit ose infeksionit (myeliti transvers) ose kompresionit jotraumatik (p.sh. hematoma ose tumoret). Shenja klinike të sindromës të transekcionit të medullës spinale janë:
● disfunksioni i të gjitha rrugëve ascendente sensorike, brinjëve dhe rrënjeve të pasme deri në nivel të lezionit, pra nga një nivel i caktuar sensorik, poshtë tij të gjitha modalitetet janë abscente,
● disfunksion bilateral i rrugës piramidale me paraparezë ose paraplegji spastike ose te lezionet cervikale quadriparezë ose quadriplegji spastike (menjëherë pas traumës, në fazën e „shokut spinal“ dhe diaschisis, zakonisht kemi dobësi flakcide e cila pastaj bëhet spastike,
● disfunksion i vezikës urinare,
● disfunksion i motoneuroneve të brinjët të përparëm me parezë flakcide, humbje e reflekseve dhe më vonë atrofi muskulore të atyre miotomeve.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]