Siringomielia
(Term neurologjik – Mjekësia)

Bëhet fjalë për një anomali disrafike, e cila shfaqet në moshën e re adulte dhe përfshinë meshkujtë dy herë më shumë se femrat. Karakterizohet me formim të një hapësire shpellore në medullën spinale. Baza e sëmundjës është formimi i një kaviteti (syrinx) në brendinë e palcës medullare, sidomos në pjesët cervikale të saj. Përgjegjëse janë:
● Çrregullime të embriogjenezës (fakti që flet për këtë është se kjo sëmundje shpesh përcjellet me anomali tjera si sindroma Arnold-Chiari ose Dandy- Walker),
● Syringomyelia e fituar pas traumave të medullës spinale. Simptomtet kryesore janë çrregullime të disociuara të sensibilitetit, pareza flakcide të ekstremiteteve të sipërme dhe pareza spastike të këmbëve. Simptomet iniciale janë zakonisht dhimbje të mëdha shpuese të pandërprera në regjionin e krahëve dhe duarve, si pasojë e çrregullimit të disociuar të sensibilitetit (mungon sensi për temperaturë dhe dhembje) vjen deri te lëndimet dhe djegjet, të cilat pacienti nuk i vëren dhe të cilat shërohen pas cikatrikseve. Shfaqen edhe ndryshime artropatike, të lekurës dhe thonjëve. Parezat atrofike të ekstremiteteve të sipërme janë zakonisht më të theksuara distalisht. Te syringobulbia shfaqen edhe pareza atrofike të nervave motorik kranial, ndërsa çrregullimi i disociuar i sensibilitetit shfaqet në regjionin e fytyrës. Metoda diagnostike e zgjedhjës është RM, pasi që me të mund të vizualizojnë kavitetin intramedullar, gjithashtu mund të vërejmë ndonjë zgjërim të kanalit central (Hydromyelia), gliozë dorsalisht nga kanali central dhe tumore intramedullare. Tek progresioni i dukshëm i syrinxit duhët të bëhet një Shunt-operacion. Një drenazhë është e rekomanduar te syringomyelia posttraumatike. Terapia simptomatike bëhet me analgjetikë, antispastikë etj.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]