Sisitemi i rrënjëve anterolaterale

Sisitemi i rrënjëve anterolaterale
(Term neurologjik – Mjekësia)

Proceset centripetale të ganglioneve pseudounipolare spinale që i shërbejnë sensibilitetit protopatik – dhembje, temperature, prekje massive dhe presion, formojnë sinapsa në neuronet e dyta sensorike në brinjët e pasëm të medullës spinale. Aksonet e këtyre qelizave kalojnë linjën e mesme të komisurës së përparme spinale dhe pastaj ngritën në medullën spinale përmes trungut truror dhe përfundojnë në talamus. Fijet që lidhen me sens të dhembjës dhe temperatures kalojnë nëpër tractus spinothalamicus lateralis, ndërsa fijet që lidhen me prekje masive dhe presion kalojnë përmes tractus spinothalamicus anterior. Lezionet që afektojnë sistemin lateral spinotalamik në medullën spinale, trungun truror apo nukleuset korresponduese në talamus shfaqën me deficite senzorike të disociuara, pra dëmtohen sensi për dhembje dhe temperaturë përfundi nivelit të lezionit, ndërsa prekja mbetet intakte. Deficiti shfaqet kontralateral nga lezioni pasi që traktusi spinotalamik lateral është i kryqëzuar.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]