Thana e bardhë Thana është një bimë që rritet mirë si në fushë ashtu edhe në lartësi, deri në 1300 metra mbi sipërfaqen e detit. Në vendin tonë ajo haset më tepër në Shqipërinë e Mesme e të Jugut: në Durrës, në Krujë e deri në Përmet, në Libohovë e më në jug. Në këto zona ajo rritet me shumicë dhe jeton gjatë, 80 deri 100 vjet. Frutat e thanës përmbajnë në sasi të mirë vitaminë C. Romakët e vjetër frutat e thanës i kripnin dhe i përgatitnin për t’i ngrënë ashtu si përgatisim ne sot kokrrat e ullirit. Në vendin tonë rritet edhe thanukla, njëlloj thane me trup më të vogël. Druri i thanuklës përdoret njëlloj si edhe druri i thanës, ndërsa nga frutat e saj nxirret vaj.