Tremori
(Term neurologjik – Mjekësia)
Ndarja e parë bëhet në mes të tremorit të qetësisë dhe akcional. Tremori akcional pastaj ndahet në tremor postural, izometrik (kur një muskul është i kontrahuar kundër një rezistence konstante) dhe kinetik (shfaqet vetëm gjatë lëvizjeve). Tremori intencional është lloj i tremorit kinetik që përkeqësohet kur ekstremiteti i afrohet cakut (targetit). Tremori gjithashtu mund të klasifikohet në bazë të etiologjisë si tremor parkinsonian, psikogjenik, alkoolok (qetësisë dhe intencional, më keq gjatë ndërprerjës se alkoolot, përmirësohet me pirje të alkoolit) ose tremor esencial. Tremori esencial është lloji më i shpeshtë dhe shpesh është familjar. Zakonisht shfaqet si tremor postural dhe nganjëherë kinetik i duarve, ndërsa në 15% është intensional. Mund të afektojë edhe vetëm kokën, nganjëherë duke përfshirë mjekrrën dhe kordat vokale. Zakonisht përmirësohet par marrjës të një sasie të vogël të alkoolit dhe përkeqësohet gjatë nervozës dhe stresit. Më së shpeshti shfaqet në mes moshës 35 dhe 45 vjeçare. Defektet gjenetike që shkaktojnë tremor familjar esencial janë zbuluar në kromozomin 2 dhe 3. Për “Essential Tremor Plus” flitet kur kemi një kombinim të tremorit esencial me një çrregullim tjetër neurologjik (Parkinson, distoni, mioklonus, polineuropati, restless leg syndrome). Tremore tjera janë tremori autonomik (vegjetativ), hipertiroidik dhe tremori te sëmundja Wilson. Në qoftë se tremori interferon në punët e përditshme mund të provohet një ßbllokator si Propranololi i cili është efektiv te tremori esencial. Primidone, benzodiazepinet dhe Clozapina janë alternativë. Stimulimi i thellë përmes elektrodave që implantohet në nucleus ventrointermedius në talamus është shumë efektiv, por rezervohet për raste të rënda.
Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia