Tumorët
(Term neurologjik – Mjekësia)
Incidenca vjetore është 5 në 100.000 banor, ku çdo i 12. tumor i takon një fëmiu nën 15 vjeç. Në moshën femijërore 60% e tumorëve janë infratentorial, ndërsa te të rriturit 80% janë supratentorial. Shkaktarët e tumorëve të trurit janë të panjohur, por duket se një rol luan gjatë embriogjenezës hullia dorsale e mbylljës së gypit neural, përpos kësaj edhe faktorët gjenetik dhe humoral. Një shpeshtësi e tumorëve shfaqet edhe te neurofibromatoza dhe skleroza tuberoze. Astrocitomat dhe meningeomat mund të shfaqen pas rrezatimit, limfomat cerebrale shfaqen tek të sëmurit e imunosuprimuar pas terapisë me citostatik apo te AIDS. Pasqyrja klinike varet nga lokalizimi. Simptomet e përgjithshme janë shenjë e rritjës së presionit intrakranial, simptomet speciale janë epilepsitë simptomatike dhe sulmet fokale. Simptomet speciale përcaktohen nga lokalizimi. Shenjat e presionit intrakranial janë:
● Kokëdhimbje sidomos natën dhe mëngjes me vjellje qysh në mëngjes, rritje e dhimbjës gjatë shypjës, kollitjës dhe përkuljës së kokës,
● Ndryshime psiqike si indiferencë, sheshëzim afektiv, pengesa në koncentrim dhe memorie
● Papilledema ose stasis papillae, ndërsa pengesat e të pamurit shfaqen pas qëndrimit të gjatë të stasis papillae si pasojë e atrofisë së n.opticus,
● Dhimbje në shtypje të daljës së n.trigeminus,
● Shfaqja e reflekseve primitive si refleksi palmomental, i kapjës dhe thithjës,
● Çrregullim i vetëdijës Sulmet epileptike shfaqen te çdo i treti pacient me tumor të trurit. Tek tumorët që gjenden afër korteksit vjen deri te sulmet parciale sensitive ose/dhe motorike Jackson, eventualisht me gjeneralizim sekondar, tek tumorët temporomedial vjen te sulmet komplekse parciale psikomotorike. Neuroepitelial:
● Medulloblastoma
● Astrocitoma
● Neurinoma
● Glioblastoma
● Oligodendroglioma Mesodermal:
● Meningeoma
● Plexustumorët
● Angioblastoma Ektodermal:
● Adenoma e Hipofizës
● Kraniofaringeoma Metastazat më të shpeshta vijnë nga karcinomat:
● Bronkiale
● Mamilare
● Melanoma
● Veshkës
● Traktit Gastrointestinal Kortikosteroide Kortikosteroidet përdorën tek tumorët e trurit për të reduktuar edemën perifokale, ndërsa te limfomat intracerebrale mund të ndalë rritjën përkohësisht. Fillimisht jepën 16 – 40 mg Dexamethason parenteral, pastaj çdo 24 orë nga 12 – 24mg. Operacionet Operacionet e tumorëve të hemisferave zakonisht bëhen përmes kraniotomisë osteoplastike, ndërsa te tumorëve në fossa crani posterior përmes kraniotomisë osteoklastike. Tumorët e hipofizës mund të arrihen përmes rrugës transsfenoidale, tumorët në lartësi të foramen magnum përmes rrugës transorale. Rrezatimi Rrezatimi i gjithë trurit bëhet te tumoret multiple (p.sh. metastazat), i fraksionuara deri në një dozë prej 60 Gy, por që nuk është efektiv si terapia lokale. Tek tumorët e vogël solitar mund të përdorën katalizator linear ose Gammaknife për rrezatim stereotaktik 20 Gy (kirurgjia rrezatuese). Implantimi i një izotopi radioaktiv i quhet brahiterapi intersticiale. Tek disa tumore duhet të rrezatohet gjithë axis pra edhe medulla spinale. Kjo vlen sidomos për medulloblastomen e fëmijëve, por edhe për malinoma tjera. Gjatë rrezatimit mund të vijë përkohësisht deri te rritja e edëmë, ndërsa 1 – 2 ditë pas rrezatimit mund të shfaqen nekroza të rrezatimit. Citostatikët Shfrytëzohen nitrosureat (ACNU, BCNU, CCNU), Temozolamid dhe Methotrexat. Procarbacin, Vincristin dhe CCNU shkurt PVC jepen në mënyrë të kombinuar të shume tumore dhe mund të zgjasin kohën e jetesës.
Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia