Tumorët ekstramedullarë intraduralë – Neurinoma Spinale

Tumorët ekstramedullarë intraduralë – Neurinoma Spinale
(Term neurologjik – Mjekësia)

Neurinoma shpesh nisët nga rrënjët e pasme dhe shfaqet shpesh në pjesët cervikale dhe torakale. Simptomet iniciale janë ipsilaterale, dhimbje radikulare, ndërsa me progres shfaqen simptome sensitive, radikulare dhe kompresion nga anash dhe prapa. Me rëntgen mund të shihet zgjërimi i foramen intervertebrale të caktuar, por edhe me CT dhe RM. Në LCS rriten proteinat dukshëm. Terapia bëhet me largim operativ.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]