Vertigo beninje paroksizmale e pozitës

Vertigo beninje paroksizmale e pozitës
(Term neurologjik – Mjekësia)

Kjo vertigo është forma më e shpeshtë e vertigos së pozitës. Provokohet nga ndrrimi i pozitës së kokës, zakonisht duke përfshirë shtrirjën e shpejtë, përkuljën përpara, rrotullimin në shtrat ose zhuarjën e shpejtë. Manifestohet me ataqe të shkurta (15-30 sekonda) dhe shume të rënda të vertigos rotatore dhe nauze. Sa i përket patogjenezës mendohet se pjesë të vogla të membranës otolitike të sakulusit dhe utrikulusit qahen dhe notojnë të lira në endolimfë, zakonisht në kanalin e pasëm semicirkular, rrallë në atë horizontal. Kur lëvizë koka këto partikula të lira lëvizin së bashku me endolimfën dhe rrëshasin mbi qelizat me qime të kupullës (cupula) edhe nëse lëvizja ka mbaruar. Aktivizimi abnormal i zgjatur i qelizave me qime shkakton vertigon akute rotatore. Kjo gjendje gjithashtu quhet cupulolithiasis ose canalolithiasis.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]