Vertigo jo-vestibulare

Vertigo jo-vestibulare
(Term neurologjik – Mjekësia)

Vertigo jovestibulare nuk lidhet me drejtim dhe shpesh është vështirë për pacientin ta përshkruaj. Ata mund të ankohen për një ndjenjë të përzier, kokë të zbrazur ose terr para syve. Oscillopsia nuk është prezente e as manifestimet autonomike. Vertigo jovestibulare zakonisht shkaktohet nga një lezion në pjesët jo vestibulare të rregullimit të balancit ose si pasojë e ndonjë lezioni cerebellar. Proceset patologjike jashtë SNQ-së si hipotensioni ortostatik dhe stenoza aortale gjithashtu mund të shkaktojnë vertigo. Vertigo e induktuar vizualisht: shfaqet p.sh. kur një individ shikon poshtë nga një lartësi e madhe ose kur një informatë proprioceptive është ne kundërshtim me informacionin viziv. Edhe vertigo e sëmundjës së detit është lloj i vertigos së induktuar vizualisht. Propriocepcioni i çrregulluar: si te polineuropatia pse sëmundjet e pjesës së pasme të medullës spinale Vertigo cervikale: mendohet të jetë pasojë e një informate të gabuar proprioceptive që del nga nyjet cervikale intervertebrale të sëmura ose indi i butë përreth, që pastaj transmetohet në aparatin e integruar për balancë në trungun truror. Çrregullimet parciale të vetëdijës: si te presyncopa ose disa lloje të epilepsisë sidomos ato të lobit temporal dhe absence. Vertigo psikogjenike: sidomos te fobitë, depresionet, situatat neurotike të konflikteve dhe ataqet e panikut.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]