ABAZAJ Zeman
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 12 mars të vitit 1908, në fshatin Psar të Përmetit. Më 16 korrik të vitit 1956, Gjykata e Rrethit të Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», dhe e dënoi me 7 vjet heqje lirie (dënim i kombinuar). Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë, më 20 gusht të po atij viti. U lirua më 3 nëntor 1960. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 450.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]