ABAZI Mehmet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 19 maj të vitit 1891, në fshatin Tatzat të Delvinës. U arrestua më 1945, dhe më 21 shtator të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Delvinës e deklaroi fajtor «si kriminel lufte: Është hedhur vullnetarisht në organizatën tradhëtare të Ballit Kombëtar, ka marrë pjesë me armë në të gjitha operacionet e kryera prej gjermano-ballistëve etj.» Dhe për këto arsye, e dënoi «me vdekje, me humbjen e të drejtave qytetare e politike dhe me konfiskimin e pasurisë së tij të luajtshme dhe të paluajtshme». Dënimi me vdekje u aprovua edhe nga Gjykata e Lartë Ushtarake me vendimin nr. 291, datë 25. 9. 1945. U ekzekutua më 16 prill 1947. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 2, Fl. 58, 59.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]