(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 2 gusht të vitit 1893, në fshatin Tatzat të Delvinës. U arrestua më 17 shkurt të vitit 1948. Më 23 korrik të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Rrethit të Gjirokastrës e deklaroi fajtor «se ka furnizuar dhe strehuar të arratisurit dhe s’ka shkuar për të denoncuar», dhe e dënoi me një vit heqje lirie me punë të detyruar. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 456.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]