ABDIAJ Idriz
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1 janar të vitit 1916, në fshatin Trebisht të Peshkopisë. U arrestua më 8 prill 1946. Më 20 maj 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor se «ka bashkëpunuar me një grup armiqësor kundër pushtetit», dhe e dënoi me 3 vjet heqje lirie dhe 3 vjet punë të detyruar. U arrestua sërish më 25 tetor 1957, dhe më 30 dhjetor të po atij viti, Gjykata e Qarkut të Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit dhe propagandës» dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie. U lirua më 3 nëntor 1962 për plotësim kohe. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 463.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]