ADAMI Loni
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Sekretar i Legatës Amerikane në Tiranë. Lindi në vitin 1911, në fshatin Progër të Devollit. Më 1927 kreu shkollën teknike amerikane «Harry Fultz» në Tiranë. Mes viteve 1929-1939 shërbeu si sekretar në Legatën Amerikane në Tiranë. Shoqëroi misionin anglez gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në tetor të vitit 1946 u arrestua bashkë me të shoqen, të akuzuar se «qysh para v. 1939, duke qenë të punësuar në Legatën Amerikane, janë rekrutuar si agjentë të spiunazhit të sh.b.a. pasi kanë kryer një kurs special për këtë qëllim». Si pasojë e trajtimit barbar, vdiq në qelitë e hetuesisë më 6 qershor të vitit 1947. H. Gonxhja, I. Gogaj, Sh. Bumçi, Ndihmesa e ish nxënësve dhe mësuesve të Shkollës Teknike të Tiranës për zhvillimin e vendit dhe luftën për çlirim e demokraci, Tiranë, 2006, vii, f. 245-246; Agim Musta, Libri i zi i komunizmit shqiptar, Tiranë, 2007, XXIV, f. 312.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]