(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1925, në fshatin Reç të Dibrës. U arrestua më 23 janar 1945 dhe më 24 gusht të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Kukësit e deklaroi fajtor se «ka strehuar dhe furnizuar Muharrem Bajraktarin», ndaj dhe e dënoi me 10 vjet burg. Më 21 dhjetor 1945, konform Dekretit të Faljes, dënimi iu zbrit në 5 vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 475.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]