(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1900, në fshatin në Gurë- Reç të Peshkopisë. Më 24 gusht 1945, Gjykata e Rrethit të Kukësit e deklaroi fajtor për «strehim të arratisurish, Muharrem Bajraktarit» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie. Po atë vit, me ligjin 167, datë 26. 11. 1945, dënimi iu zbrit në 5 vjet burgim. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 645.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]