AFESLLARI Halit
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 10 shkurt të vitit 1908, në fshatin Vërdovë të Pogradecit. U dënua si kriminel lufte dhe armik i popullit. Më 14 janar 1945, Komiteti Ekzekutiv i K.P. të rrethit të Pogradecit vendosi sekuestrimin e të gjithë pasurisë së tij. Gazeta zyrtare, nr. 102, 9 dhjetor 1948, fq. 6.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]