(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 11 shkurt të vitit 1898, në fshatin Suk të Fierit. U shpall armik i popullit. Më 24 tetor 1947, Komiteti Ekzekutiv K.P. të Nënprefekturës Qendër të Beratit, vendosi sekuestrimin e pasurisë së tij të luajtshme. Disa muaj më vonë, më 18 maj 1948, Komiteti Ekzekutiv i K.P. të rrethit të Fierit vendosi sekuestrimin e të gjithë pasurisë së tij. Gazeta Zyrtare, nr. 1, 2 janar 1948, f. 2; Gazeta Zyrtare, nr. 61, 26 maj 1948, fq. 5.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]