(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1903, në fshatin Liqe i Kuq të Kukësit. Më 17 dhjetor 1958, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «krimin e ndihmës në kryerjen e krimit të tradhtisë ndaj atdheut, me bashkëveprim» dhe e dënoi me 12 vjet heqje lirie, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet kohë. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 487.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]