AGALLI Bajram
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 15 janar të vitit 1890, në fshatin Taç Lartë të Ersekës. Më 16 dhjetor 1961, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor për «krimet: tradhëti ndaj atdheut, bashkëpunim me diversantët në favor të zbulimit grek» dhe «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», ndaj e dënoi me 25 vjet heqje lirie, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 493.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]