AGALLIU Hair
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 4 prill të vitit 1943, në fshatin Kraps të Fierit. Më 8 nëntor 1977, Gjykata e Rrethit të Fierit e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», «përtvetësim të pasurisë socialiste » dhe «rrahje të thjeshtë» dhe, përfundimisht e dënoi me dhjetë vjet heqje lirie. Republika e Shqipërisë, Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Vërtetim i gjendjes gjyqësore, nr. prot. 1.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]